“Një ditë shkatërrova dhomat e zhveshjes, tre shokë përfunduan në koma!”

Zllatan Ibrahimoviç është unik. Bomberi suedez mbush 38 vjeç në tetor, por dëshira për të fituar është njësoj sikur ishte i ri. Zllatan nuk e pranon kurrë humbjen, madje edhe në stërvitje.

Mentaliteti i tij i fortë dhe arroganca shpeshherë e tepruar kanë krijuar probleme në dhomat e zhveshjes së ekipeve ku është aktivizuar. Për momentin, pasi gjithçka është zgjidhur më pas.

Në një prononcim të dhënë për mediat amerikane, sulmuesi i Los Anxhelos Galaksi ka folur për sherret me shokët e skuadrës brenda dhomave të zhveshjes. Mos impenjimi dhe humbja e bëjnë keq.

Kevin Princ Boateng ka luajtur me Ibrën te Milani. Ganezi ishte ndër miqtë e tij më të mirë, por kjo nuk vlente në fushë dhe stërvitje. “Nuk më fliste për katër ditë rresht nëse humbitnim në stërvitje”, deklaronte kohë më parë duke buzëqeshur Boateng.

Ushtroj shumë presion te shokët në dhomat e zhveshjes. Ky është stili im. E kam bërë kudo që kam luajtur: te Mançester Junajtid, Juventus, Barcelona dhe Milani. Erdha në SHBA sepse dua të fitoj. Jam ambicioz dhe nuk kam ardhur për pushime. E di se çfarë po bëj dhe mos harroni që kam fituar 33 trofe, më shumë sesa gjithë MLS së bashku.

Një ditë humbëm një ndeshje dhe fillova të shkatërroj e thyej shumë gjëra në dhomat e zhveshjes. Shkatërrova gjithçka dhe ju desh të lajmëronin ambulancën, sepse tre futbollistë ishin shtrirë në tokë në gjendje kome. Më pas ju kërkova falje njerëzve të ambulancës, sepse ju nxora shumë punë”, përfundon Ibrahimoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *