Një dilemë për Memën, Tirana me sytë nga Disiplina

0

Tirana do të ndeshet të dielën ndaj Kukësit në kuadër të javës së 21-të të Kategorisë Superiore. Me shumë gjasa trajneri Ardian Mema s’do të ketë të gatshëm sulmuesin Grent Halili, por për të qenë të sigurt, bardhebluve u duhet të presin vendimin e Komisionit të Disiplinës.

Sulmuesi 20-vjeçar u bë protagonist në takimin e sotëm kundër Flamurtari, ku u ndëshkua më të kuqe në minutën e 16-të, pas një gjesti antisportiv ndaj brazilianit të vlonjateve Elton Kale. Si rregull kartonët e kuq shlyhen në Kupë, por kur kemi të bëjmë me veprime antisportive si ai Halilit çështja shkon në duart e Komisionit të Disiplinës.

Në rast se gjithçka shkon normalisht, Halili do të dënohet me të paktën dy ndeshje në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Disiplinës, çka do të bëjë që ai të humbasë përballjet e Kategorisë Superiore ndaj Kukësit dhe Luftëtarit, ndërsa kartoni i kuq në Kupë do të zhvleftësohet dhe sulmuesi do të jetë i gatshëm për trajnerin Mema për ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë kundër Laçit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.