Një diktaturë si Turqisë/ Askush nuk e dëgjoi legjendën Terim, sot luten nga turpi që të mos vdesë nga COVID-19

Edhe në Turqi vuhet nga një sistem që vendos gjithçka i kontrolluar nga lart dhe atje ku çdo zë i ngritur, merr çdo lloj kundër reagimi tjetër, veçse të dëgjohet dhe të merret për bazë. John Obi Mikel e provoi duke thënë se nuk mund të vazhdonte që të luante ndërsa në pjesën tjetër të botës COVID-19 po bënte kërdinë, por fjalët drejt Federatës sollën reagimin e menjëhershëm.

Klubi i Trabzonsporit e shkarkoi menjëherë futbollistin, që të largohej përgjithmonë. E këtu flitet për një lojtar të njohur dhe me CV të pasur. Turqia ishte duke e vazhduar kampionatin edhe pse Europës i ishte “vënë zjarri” nga Koronavirusi.

Të njëjtën reagim pati edhe legjenda që drejton Galatasarain, Fatih Terim. Ky i fundit do të shprehej: “Nuk kam ndërmend të mërzis askënd, por do ta them të vërtetën, normale. Këtu ka 850 persona të akredituar. Do të ndalojmë lojtarët që të takohem? Nëse këtu del dikush jo mirë, ne shkojmë të gjithë për karantinë. Përse është kaq e parëndësishme jeta e fëmijëve (lojtarëve) të mi, pse kaq e parëndësishme? Ne jemi bërë bashkë kurdoherë, pse jo këtu?”.

Fjalët e thëna nga Terim nuk do gjenin sërish përgjigjen e Federatës Turke të Futbollit, ndërsa sonte në mbrëmje vjen lajmi se trajneri në fjalë ka rezultuar pozitiv në testimin për COVID-19. Në Turqi ka shumë njerëz që po luten në këto momente për shëndetin e legjendës së njohur, por disa prej tyre e bëjnë më së shumti nga turpi, pasi një tragjedi në rastin në fjalë, do të nxirrte shumë njerëz që të jepnin llogari. Por në diktatura të tilla, gjithmonë ia dilet palagur. Terhim duhet të luftojë për familjen dhe të dashurit e tij, futbolli ka nevojë për të… /Sport Ekspres/