Një dhuratë nga Espanjoli, fluturon Barcelona

0

Një gafë e Hurados në fillim të pjesës së dytë, me një pasim mjaft të gabuar drejt portës, i dha mundësinë Luis Suarezit të shënonte për Barcelonën, duke zhbllokuar një derbi hermetik deri në atë moment.

Në fund, triumfoi Barcelona 3-0, por ai moment i minutës së 49-të ishte vendimtar dhe Hurado me siguri do ta kujtojë me hidhërim atë gafë.

Ishte goli që demoralizoi totalisht Espanjolin, sepse më pas Rakitiç e Suarez (26 gola këtë kampionat sulmuesi) shënuan edhe dy gola të tjerë, duke e mbajtur Barcelonën me pikë të barabarta me Realin.

Megjithatë, shanset për titull sa vijnë e zvogëlohen, sepse duhet patjetër një humbje e Realit deri në fund dhe duket e vështirë që të ndodhë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image