Një dështim i madh te Milani, kuqezinjtë gati të rikthejnë Piatekun aty e nisi gjithçka

Kristof Piatek e ka humbur shkëlqimin e sezonit të shkuar, pasi në këtë sezon të ri me Milanin nuk po arrin të gjejë rrjetën kundërshare, duke i munguar në këtë mënyrë goli. Vetëm 3 gola në 11 javë janë vërtet pak nga një sulmues prej të cilit pritej shumë.

Për këtë arsye Milani është duke shqyrtuar mundësinë e rikthimit të polakut atje ku ai nisi ta ngjiste emrin e tij lart në listën e golashënuesëve të Seria A, drejt ekipit të Xhenoas. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, kjo ide mund të vihet në zbatim nga kuqezinjtë, duke e huazuar polakun te klubi i Xhenoas, në mëyrë që sulmuesi i tyre të rigjejë edhe njëherë tjetër formën dhe të ketë rrjedhshmëri në gola./Sport Ekspres/