Një dashuri e pavdekshme: Pike rinovon me Barcelonën me klauzolë absurde

Mbrojtësi i Barcelonës Zherard Pike ka rinovuar zyrtarisht, duke firmosur deri në vitin 2022, njofton Barcelona.

Qendërmbrojtësi i kombëtares spanjolle do të qëndrojë deri në moshën 35-vjeçare te Barcelona, me këtë kontratë, ndërsa për prishjen e kontratës klauzola është 500 milionë euro.

Pike është rritur te Barça, duke u bashkuar me klubin blaugrana që në vitin 1997, në moshën 10-vjeçare.

Ai shkoi te Mançester Junajtid në vitin 2004 dhe fitoi titullin dhe Champions League në 2007-08, para se të kthehej në Camp Nou në sezonin pasues.

Tashmë 30 vjeç, Pike ka fituar gjithçka në Katalunjë, përfshirë 6 tituj kampionë Spanje, 5 Kupa Mbreti, 3 Champions League dhe 3 Botërorë Klubesh.

Pas Lionel Mesit (700 milionë euro), Pike bëhet lojtari me klauzolën më të lartë për prishje kontrate te Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *