Një danez për Realin, Zidan është një admirues i mesfushorit

Reali i Madridit ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe objektivi i vetëm i mbetur i “Los Blancos” këtë sezon, është të nisin bisedimet me lojtarët të kalibrit botëror për vitin tjetër. Pas Eden Hazard, një tjetër emër nga Premier Liga është në radarin e Zizu.

Bëhet fjalë për yllin e Totenhemit, Kristian Eriksen. Danezi ka bërë sezone shumë të mira në londër me fanellën e “Gjelave” dhe cilësohet si një nga lojtarët më të mirë në kampionatin anglez të futbollit. Zidan e pëlqen lojën e Eriksen dhe sipas mediave iberike, ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij.

Presidenti Perez duket se ka mësuar nga ky sezon i dobët dhe nuk ka ndërmend të kursejë. Numri një i marilenëve do të hapë arkat dhe do t’i japë fondet e duhura Zidan, në mënyrë që sa më shumë “Galaktikë” t’i bashkohen Realit për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *