Një çmenduri e madhe/ Vlera e Kumbullës rritet 400 herë më shumë, në vetëm pak muaj

Vetëm gjysmë sezoni në Serinë A ka mjaftuar që Marash Kumbulla të tregojë aftësitë e tij dhe t’i bëjë të gjithë për vete. Një siguri në mbrojtjen e Veronës, ndërsa serioziteti dhe përqendrimi maksimal bëjnë të mendosh për një të ardhme të ndritur përpara. Me paraqitjet e tij në fushën e lojës futbollisti shqiptar ka bërë që shumë klube të mëdhenj jo vetëm italian, por edhe të atij europian të rreshtohen në radhë për të kërkuar shërbimet e Kumbullës.

Sipas “La gazzetta dello sport”, vlera e kartonit të 20-vjeçarit ka pësuar një rritje stratosferike krahasuar me çmimin që Kumbulla kishte para se të niste sezoni. Nga 75 mijë euro në 30 milionë të tilla është ndryshimi drastik me 400 herë më tepër që vlera e tij ka pësuar brenda një kohe të shkurtër. E gjitha kjo falë asaj që Marash Kumbulla ka treguar në fushën e lojës, që nëse vazhdon me të njëjtat ritme edhe në pjesën e mbetur të sezonit atëherë Verona do të ketë mundësinë të arkëtojë një shumë edhe më të lartë se 30 milionë euro./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *