Një cigare përpara Juventusit? Polemika për Balotelin, shokët: Po puthte kryqin!

Breshia ka luajtur mbrëmjen e djeshme kundër Juventusit, në një ndeshje që përfundoi me shfrat 1-2 për bardhezinjtë. Por, përpos humbjes, Baloteli ishte mëse krenar për lojën e shokëve të tij të skuadrës, gjë të cilën e shprehu në një postim të tijin në “Instagram”.

Megjithatë, sulmuesi italian është bërë protagonist pas një videoje të tij në dhomat e zhveshjes, përpara se takimi të nisë. “Supermario” shfaqet duke vendosur diçka pranë gojës dhe kaq ka mjaftuar që të gjithë të mendojnë se lojtari ka qenë duke tymosur cigare.

Por shokët e Balotelit e kanë mohuar një gjë të tillë dhe kanë thënë se objekti që shfaqet në video është një kryq që i takonte babait që ka adoptuar Balotelin, Franko. Ky i fundit është ndarë nga jeta në vitin 2015./Sport Ekspres/

https://youtu.be/YRlDNZLSosk