Një buzëqeshje mes lotëve, në Itali gëzohet media e Juventusit nga kryeministri i Shqipërisë

Edi Rama ka zbritur vetë dje në terren, për të parë më nga afër situatën pas përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri. Kështu, kryeministri ynë ka pasur edhe disa momente debati me të moshuar, duke i thënë atyre që të kthehen në shtëpi, pasi është momenti më i rrezikshëm për ta.

Ndërkohë veshja e Edi Ramës ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen në Itali. Siç e dimë tashmë, numri një në Shqipëri është një tifoz i Juventusit. “Ilbiaconero” i ka bërë përshtypje një gjë e tillë, duke krijuar edhe një artikull, ndërsa e quan si një buzëqeshje mes lotëve, pasi janë të dedikuar për Juventusin.

“Në një moment të vështirë si ky, një episod mund të bëjë të buzëqeshësh mes lotëve. Në Shqipëri, Koronavirusi është përhapur shumë pak në krahasim me vendin tonë. Por duke parë masat e marra nga ta me pjesën tjetër në Europë, po përpiqen që ta parandalojnë sa më shumë. Kështu, Edi Rama u shfaq i shoqëruar nga rojet dhe në prani të qytetarëve, për t’i ftuar ata që të kthehen në shtëpi. Me një xhaketë të Juventusit. Ajo që të bën të buzëqeshësh është kontrasti me veshjen e tij elegante, madje edhe kravatë, por me xhaketë sportivë me logon e Juventusit”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/