Një brazilian për sulmin, Atletiko në garë me Milanin dhe PSG-në

0

Pasi mori Alvaron Moratën nga Çelsi, Atletiko e Madridit ka hedhur përsëri vështrimin nga Premier Liga. Klubi madrilien pëlqen shumë brazilianin Riçarlison.

21-vjeçari i Evertonit po zhvillon një kampionat të mirë dhe ka shënuar 11 gola në 28 ndeshje të luajtura. Riçarlison i bën mirë të gjitha rolet e repartit ofensiv, ka forcë, shpejtësi dhe nuhatje të mirë për golin.

Ai ka shënuar dhe tre gola në 6 ndeshjet e zhvilluara me kombëtaren e Brazilit, ndërsa “colchoneros” janë ekipi i fundit që janë futur në garë për shërbimet e tij, siç raportojnë mediat angleze. Për sulmuesin ka interes dhe nga Milani dhe PSG, ndërsa klubi spanjoll po përgatit ofertën e duhur për lojtarin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.