Një bindje dhe një peng, heroi Jurgen Bardhi rrëfen Partizanin

0

Vetëm 20 vjeç, por në sezonin e tij të katërt te Partizani. I vlerësuar gjithmonë si një talent i madh, por që realisht në këtë sezon është ngritur në nivelin e pritshmërive, duke qenë një prej protagonistëve absolutë dhe një prej pikave më të forta të skuadrës kryeqytetase. Në emosionin “Procesi Sportiv”, Jurgen Bardhi foli për vitet e tij te të kuqtë, ku e ka një peng.

“Kam ndryshuar shtatë trajnerë gjatë këtyre viteve: Duro, Starova, Agostineli, Sormani, Iuliano, Dalipi dhe tashmë është Gega. Kam patur fajet e mia te Partizani, sepse nuk kam arritur të kaloj aty ku drejtuesit dëshironin. Nëse do t’a kisha rritur nivelin më përpara, ndoshta do të isha duke luajtur jashtë”.

Bardhi komentoi suksesin ndaj Kukësit, tregoi edhe formulën e suksesit të Partizanit, ndërsa ka edhe një bindje: “Ndeshja me Kukësin për mua ishte shumë e frikshme, donim ta kalonim mirë. Te goli erdhi një çlirim, pasi Kukësi ka një skuadër të mirë, por donim t’ia dilnim. Unë, Mala dhe Hasani kuptohemi shumë mirë, qëndrojmë bashkë gjithë kohën. Edhe lojtarët në moshë më të madhe na përkrahin dhe besojmë se do t’ia dalim”.

Në fund, Bardhi zbuloi edhe çfarë i penalizoi lojtarët gjatë ndeshjes në “Elbasan Arena”, për t’u paraqitur edhe më mirë. “Nga jashtë fusha dukej shumë e mirë, por terreni ishte shumë i butë, të zhytej këmba brenda një metër. Edhe Mensah, që është një lojtar shumë i shpejtë, kishte shumë probleme”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.