Një befasi në deklaratën e Lorenc Jeminit: Mua më dolën me armë në Shkodër, e denoncova

Lorenc Jemini ka treguar një rast të pazakontë që i ka ndodhur në Shkodër, teksa ishte arbitër në detyrë. Kur po flitej për situatën e vështirë të klubit të Vllaznisë, pas tritolit të vendosur në makinën e administratorit Suad Liçi, është shfaqur edhe një histori personale.

I ftuar në “Procesi Sportiv”, Jemini është shprehur se dikur është kërcënuar me armë pasi ka arbitruar një ndeshje. “Edhe mua më kanë dalë me armë në Shkodër dhe kjo ka ndodhur vite më parë, në ndeshjen Vllaznia-Flamurtari. Sigurisht që në Shkodër ka kulturë të madhe, por ndonjëherë ka edhe nga këto gjërat që shkojnë deri në ekstrem”, ka thënë Jemini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *