Një bast i çmendur i kushton 350 mijë sterlina një kompanie angleze

0

Histori e çmendur nga nata e mbrëmshme në Ligën e Kampioneve, ku Bajerni i Mynihut fitoi 5-1 me Arsenalin, por kjo ndeshje pasuroi shumë njerëz.

Një kompani angleze bastesh, SkyBet, ka marrë një kërkesë të çuditshme në Twitter nga një bastvënës: “Sa është kuota që shënon Levandovski me kokë dhe humbet penallti Arsenali?”.

Bast i çmendur, me shumë pak shanse për realizim, ndaj SkyBet u bë bujar dhe u përgjigj: “400”.

Personi që e kërkoi bastin luajti 5 sterlina bast, asgjë e madhe, por e forta është se shumë të tjerë e lexuan mesazhin në Twitter dhe për qejf luajtën shifra të vogla, por që i kushtuan shtrenjtë, plot 350 mijë sterlina kompanisë, pasi Levandovski shënoi dhe Sançez gaboi nga pika e bardhë.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image