Një argjentinas për Sarrin, Çelsi “zbraz xhepat” për mesfushorin

0

Çelsi e ka nisur disi në hije merkaton e janarit, teksa blutë akoma nuk kanë arritur të bëjnë goditjen e parë. Gjithsesi, duket se ekipi londinez është shumë pranë blerjes së parë, ku pritet që Leandro Paredes t’i bashkohet ekipit të Sarrit në ditët në vazhdim.

Operacioni pritet që të mbyllet për 31 milionë sterlina, të cilat do të kalohen në arkat e Zenitit. Mesfushori argjentinas, u transferua në Rusi, verën e vitit 2017, ku Zeniti e mori për plot 23 milionë euro nga Roma. Tashmë, 24-vjeçari pritet të jetë zëvendësuesi ideal i Çesk Fabrega, i cili u largua drejt Monakos.

Leandro Paredes, 24 vjeç, mesfushor

Spekulimet e mediave angleze, u konfirmuan edhe më shumë, pasi Paredes, ripostoi një video në “Tëitter”, ku jepej mirëseardhja e tij në “Stamford Bridge”. Në ditët në vazhdim pritet dhe zyrtarizimi i tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.