Një akademi italiane në Shqipëri: Talente me shumicë, duam t’u japim një shans

0

Shqipëria është e çmendur pas futbollit, nuk është ndonjë mister, mjafton të shohësh fëmijët që stërviten anembanë vendit, edhe në kushte aspak normale apo duke shpenzuar shifra të mëdha çdo muaj. Megjithatë, shumë pak ia dalin të bëhen futbollistë dhe kjo jo për fajin e tyre, sepse ka shumë arsye pse talentet nuk zbulohen dhe nuk u jepet një shans, ndërkohë që habitemi kur lojtarë shqiptarë shkojnë jashtë në moshë të re dhe bëhen lojtarë të zotë, për klubet dhe për kombëtaret e moshave.

Këtë gjë e kanë kuptuar të huajt, që gjithnjë e më shumë vijnë në Shqipëri për të pikasur talente që nuk vlerësohen sa duhet nga klubet tona.

Ka edhe nga ata si Andrea D’Amico, nga Leçe në Itali, i cili talentet kërkon t’i zbulojë dhe rritë vetë, duke punuar në Shqipëri. D’Amico ka një akademi të vetën në Leçe dhe organizon turne futbolli për moshat e reja dhe punon si skaut për klube të mëdha italiane, ndërsa tani vjen në Shqipëri, me planin ambicioz për të përhapur degët e akademisë së vet në gjithë vendin. Në vijim dhe intervista e tij për SportEkspres.com…

Cili është qëllimi i vizitës tuaj në Shqipëri?

-Motivi i vizitës sime në Shqipëri është puna. Sapo kam hapur një agjenci (AIC-Tirana) që merret praktikisht me futboll, marketing dhe organizmin e eventeve sportive. Një realitet që kerkon te shpërndahet në të gjithë territorin, në mënyrë që t’ju japë mundësinë futbollistëve të rinj të bëhen të njohur.

Cilat janë planet tuaja për të punuar në futbollin shqiptar?

– Për të sjellë sa më shumë vëzhgues italianë dhe jo vetëm gjatë turneve që luhen në Shqiperi dhe për të seleksionuar futbollistë të rinj shqiptarë për turnetë ndërkombëtare në Itali. Këtë vit me një seleksionim morëm pjesë në “Memorial Pasquale Gallo”, ku ishin klube të rëndësishme si Milan, Inter, Genoa, Roma, Krasnodar e te tjerë, dhe patëm rezultate të mira.

Si ju duket niveli i akademive dhe futbolli i moshave në Shqipëri?

Është nje proces në rritje. Ka akademi të cilat funksionojnë si në Itali, duke përfshirë këtu bazën materiale, infrastrukturën dhe nivelin si punohet, por në disa qytete të Shqipërisë ka realitete te hidhura, të cilat na bëjnë të kthehemi shumë vite prapa.

A mendoni se në Shqipëri ka lojtarë në moshë të re të cilët duke u dërguar per t’u trajnuar në Itali mund edhe të bëhen lojtare të vlefshëm në Serinë A?

Po, ka disa elemente të cilët kanë vërtet talent te madh, por një pengesë për ta bëhet edhe çështja e dokumenteve. Me të rinjtë duhet një punë e madhe, specifike, duhet t’u kushtosh shumë vëmendje, pasi forma e lojtarëve dhe procesi i rritjes i ndryshon lojtarët nga muaji në muaj.

Është e vështirë për ju të organizoni turne futbolli në Shqipëri, pasi edhe infrastruktura nuk është shumë e mirë?

Absolutisht po. Ndryshon mentaliteti, mënyra e sjelljes në garë, një punë më të madhe në teknikë dhe taktikë dhe më pas nëse është e mundur eksperienca fitohet edhe nëpërmjet ndeshjeve me klube të vendeve të tjera. Për fat të keq, problemi është të qenit ekstrakomunitarë dhe kjo pengon që shumë djem shqiptarë me talent të madh të mund të shkojnë në futbollin e madh që në moshë të vogël, rreth 14 vjeç apo edhe më pak për të mësuar.

A terheq vëmendje futbolli shqiptar në Itali dhe a jane të interesuar klubet italiane për lojtarë nga Shqipëria?

Ashtu si e thashë edhe më parë, problemi është tek të qenit ekstrakomunitarë dhe për këtë arsye duhet të presim deri në 18 vjeç. Drejtuesit e ndryshem, oservatoret apo personat e inpenjuar ne botën e futbollit e shikojnë me interes Shqipërinë ku futbolli po rritet shumë shpejt. Shpresa është të sjellim të rinj të rëndësishëm të luajnë në Serinë A, duke iu bashkuar Berishës, Strakoshës, apo Hysajt.

Në të shkuarën ka pasur disa kampe nga klube si Milani apo Juventusi. A jane vlefshëm këto kampe dhe a përfitojnë të dyja palët nga ky bashkëpunim (dmth klubet italiane dhe fëmijët shqiptarë)?

Kampet janë një mënyrë për t’u mësuar futbollistëve të rinj metoda të reja stërvitjeje. Janë metoda të nevojshme edhe për trajnerët shqiptar, por që më pas duhet t’i ushtrojnë gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm për një javë. Janë të nevojshme edhe për të dhënë gjykime mbi djemtë dhe më të mirët dhe ata me më shumë perspektivë të rishihen sërish.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.