Një afrikan mban Gjilanin në elitë, feston ekipi i Mezanit

0

Gentian Mezani hasi vështirësi të mëdha në aventurën me ekipin e Gjilanit, por rreziku i madh është lënë pas krahëve. “Skifterat” ia dolën të triumfonin në ndeshjen play-out për qëndrimin në Superligë.

Ndeshja u vendos nga një gol i Keita Razak. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë gjeti rrjetën në minutën e 24-ët me anë të një parabole që la në vend portierin Haxhijaj.

Ekipi nga Gjilani administroi avantazhin deri në fund, duke arritur një fitore jetike. Çlirim i madh për djemtë e Mezanit dhe zhgënjim i madh për ekipin pejan, që do tentojë përsëri sezonin e ardhshëm rikthimin në elitën e futbollit dardan.

Gjilani-Besa 1-0
(Keita Razak 24’)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.