Një 20-vjeçar karikon Elbasanin: Ia dalim me Apoloninë, në lojë i gjithë sezoni

0

Fitorja e javës së kaluar në Pogradec i dha frymëmarrje skuadrës së Elbasanit. I shkëputur me +2 pikë nga Tomori e Turbina, që tashmë renditen të fundit në Grupin B të Kategorisë së Parë, Elbasani po kërkon shpëtimin për mos rënë në të dytë.. Këtë javë pret në fushën e tij Apoloninë, skuadrën më në formë të pjesës së poshtme të Grupit B. 20 vjeçari Ferit Moli deklaron se ajo është një sfidë e vështirë, por e vlerësuar maksimalisht.

Për SportEkspres.com, gardiani i portës verdheblu mendon se skuadra është e dënuar që të synojë maksimalen në të tre ndeshjet e mbetura. “Në radhë të parë, ne në këtë përballje do të kemi presionin e fanelës që mbajmë, e cila na motivon edhe më shumë për fitore me Apoloninë. Në këto tre ndeshje të mbetura të fazës së tretë, Elbasani luan gjithë sezonin”, kështu theksoi fillimisht portieri i Elbasanit në deklarimin e tij.

Ndërsa për ndeshjen me Apoloninë, Moli vlerëson diferencat mes dy skuadrave, por këmbëngul te motivimi më i madh i tyre dhe te renditja komode e ekipit fierak. “Apolonia ka kualitete në skuadër dhe në sfidën ndaj nesh luan vetëm për moral. Por duke qenë se ne luajmë një nga ndeshjet përcaktuese të këtij sezoni, synim të vetëm kemi fitoren. Na duhet që të japim më shumë se 100% në këtë provë të fortë për mbijetesën tonë në Kategorinë e Parë”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.