Një 19-vjeçar “fut në sherr” Anglinë me Irlandën

Talenti 19-vjeçar i Uest Hemit, Deklan Rajs, është kthyer në adoleshentin më të disktuar në Angli gjatë ditëve të fundit.  Qendërmbrojtësi i talentuar është në mëdyshje për të ardhmen e karrierës së tij në arenën ndërkombëtare, pasi ai duhet të zgjedhë midis Anglisë dhe Irlandës.

Rajs ka lindur në Londër, por gjyshërit e tij janë më origjinë nga Irlanda, si dhe në të shkuarën ai ka përfaqësuar kombëtaret e moshave të Irlandës. Dalja e tij në skenë me skuadrën e Uest Hemit ka bërë që për të interesohet vetë trajneri i “Tri Luanëve”, Gareth Sauthgejt”, diçka kjo që e ka joshur jo pak talentin londinez.

Por, ngurrimi i Rajsit ka shkaktuar shumë polemika në sportin dhe politikën angleze. Shumë persona thonë se ai nuk ka  pse të mendohet, pas fundja fundit Rajs është lindur dhe rritur në Angli dhe lidhja e tij me Irlandën është shumë e largët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *