Një 16-vjeçar dy gola Njukasllit dhe i heqin nga duart penalltinë në shtesë!

0

Skuadra më e fortë në divizionin e dytë anglez, Njukaslli i drejtuar nga Rafa Benitez, pësoi një humbje të rëndë fundjavën e shkuar në shtëpi nga Fulhami.

Fitorja 3-1 e miqve ndërlikoir rrugën e Njukasllit drejt kthimit në Premier Ligë, por historia e madhe e fundjavës nuk ishte kjo.

Bëhet fjalë për një djalosh 16-vjeçar, Rajan Sesenjon: mbrojtës krahu, sezoni i parë te Fulhami, shënoi 2 gola në Njukasëll, në minutat 51 e 59!

Vetëm kaq? Jo, pasditja e Sesenjonit u kthye në një histori të denjë për filma, sepse në minutën e 91-të vetë Sesenjon fitoi një 11-metërsh, por shoku i skuadrës, amerikani Tim Rim, nuk e lejoi që të gjuante për shënuar një trigolësh historik, por e mori topin dhe e gjuajti vetë penalltinë, duke e humbur!

Duhej të ishte një pasdite triumfi dhe feste, por ndeshja u mbyll me zhgënjim për Fulamin, pasi atmosfera u bë e zymtë dhe në rrjetet sociale tifozët, jo vetëm ata të Fulamit, masakruan amerikanin Rim, i cili u detyrua të sqaronte në Tëitter: “Njerëz, nuk ishte vendimi im, për mua le të gjuante Sesenjon. Trajneri vendosi që gjuaja unë. Gjithsesi, ndihem i turpëruar”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image