Nisje sezoni me rekorde, ndoshta është viti i Liverpul

7 ndeshje që nga nisja e këtij sezoni të zhvilluara për Liverpul. Bilanci? 7 fitore të plota,18 pikë në kampionat dhe vendi i parë, me qershinë mbi tortë, triumfin në mësjavë ndaj PSG në Champions. Fillim sezoni më mbresëlënës besoj se nuk e kanë pritur shumë në kampin e “The Reds” që vijojnë të japin paraqitje fantastike.

Pikërisht fitorja e sotme ndaj Sauthempton, në shifrat 3-0 ka bërë që Liverpul të “arratiset” e vetme në krye për momentin në Premier Ligë. Gjithashtu kjo sfidë ka vendosur dhe një rekord për klubin e kuq. Një seri kaq e gjatë fitoresh në fillim të sezonit nuk ishte bërë më parë në historinë e klubit.

Ndeshja e radhës për të thelluar edhe më shumë rekordin do të jetë në mesjavë ndaj Çelsit, për kupën e Anglisë. Ndoshta ky rekord konfirmon edhe një herë tjetër që mbase ky mund të jetë viti i Liverpul.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *