Nisin spastrimet te kampionët e Europës, Klop nuk i do në skuadër

0

Liverpul përfundoi festën e titullit kampion Evrope dhe tani do i duhet të nisë pregatitjet për ta mbrojtur atë. Për ta bërë këtë duhet të nisë me largime, që do të pasohen nga afrimë. Daniel Starrixh dhe Alberto Moreno janë dy prej lojtarëve më pak të preferuar nga Klop.

Starrixh nuk ka arritur të mundë konkurencën e Firminjos dhe Divok Orixhi. Ndërkohë, Moreno ka ngelur në hije nga shkëlqimi i Robertson. Të dyve u skadon kontrata këtë verë dhe do të largohen si lojtarë të lirë. Edhe Klop ka folur për largimin e dy prej lojtarëve, që kanë kontribuar shumë në ringritjen e Liverpulit.

“Daniel dhe Alberto janë lojtarë që unë i gjeta këtu. Kontributi i tyre në këtë ekip është i madh dhe i pamohueshëm. Moreno është një lojtar që jep shpirtin në fushë dhe rrezaton vetëm pozitivitet. Starrixh mund të konsiderohet si një prej të mëdhenjve të këtij klubi. Ai ka shënuar gola që e kanë mbajtur gjallë këtë klub”, u shpreh Klop.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.