Nisin provokimet, Mijatoviç: Juventusi, skuadër humbëse

0

Reali mposhti pastër Atletikon, Juventusi fitoi bindshëm në Francë, zor se ka ndonjë surprizë në kthim dhe finalja e Ligës së Kampioneve duket e shkruar. Do të jetë Real-Juve, ashtu si në vitin 1998, kur madrilenët fitonin 1-0, me një gol nga Predrag Mijatoviç.

Tani serbi ka folur për mediat në Spanjë, duke provokuar Juventusin: “Juve është një skuadër serioze, që mbrohet në mënyrë thuajse perfekte dhe që ka cilësi të mëdha në sulm. Të dy klubet po përjetojnë një moment të shkëlqyer forme, edhe pse Juventusi është një skuadër humbëse në finale dhe Reali e mund sa herë përballen”.

Një batutë edhe për Kristiano Ronaldon: “Njerëzit kanë qejf të debatojnë nëse Ronaldo është një lojtar i mbaruar apo jo. Nuk është ai i dy viteve të fundit, por shënon pafundësisht në këtë pozicion të ri si numër 9”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here