Nisin problemet e para, Shkodra acarohet me Dajën

Ka një çështje Donjet Shkodra tek Skënderbeu, momenti i parë i acarimit që prej verës, kur Plaku shfryu ndaj Dajës dhe më pas iku te Kamza. Mesfushori në momentin e zëvendësimit është larguar shumë i acaruar, fillimisht sepse nuk u lejua të gjuante një goditje dënimi afër zone, në një pozicion perfekt, gjuajtur nga Radas. Edhe zëvendësimi nuk i ka pëlqyer kosovarit, ashtu si  edhe vërshëllimat e tifozëve vlonjatë kundër tij, duke sjellë një acarim të lojtarit. Në momentin kur i është drejtuar pankinës, lojtari nuk e ka parë fare në sy trajnerin Daja, ndërsa ka shfryrë mne gjeste për zëvendësimin, duke dalë hapur kundër këtij vendimi. Një moment që ka zgjatur disi në pankinë, ndërsa është dashur ndërhyrja e një pjese të stafit për të qetësuar situatën. Pas ndeshjes Shkodra nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë situatë, duke u larguar i mërzitur, ndërsa në ditët në vazhdim duhet të ketë një ballafaqim me klubin për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *