Nisin kontaktet e para, Malkom nuk është më një ëndërr!

0

Ditët e fundit një emër i ri ka dalë në skenë për merkaton e Milanit. Bëhet fjalë pikërisht për Malkom, i cili thuhet se mund të largohet këtë verë nga Barcelona dhe një nga destinacionet e mundshëm është ekipi kuqezi.

Ditën e sotme, këto zëra duket se janë shtuar akoma më shumë, pasi siç raporton “Globo Esporte”, agjenti i mesfushorit anësor do të ketë një takim me drejtuesit e Milanit, për të diskutuar për sa i përket një transferimi të mundshëm.

Malkom

Malkom kaloi në Barcelonë verën e vitit të shkuar, me katalanasit që shpenzuan diçka më shumë se 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit, i cili u afrua nga Bordoja.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.