Nisin hetimet, ndalen punimet tek “Arena Kombëtare”

“Arena Kombëtare” i ka të pakta mundësitë që të inaugurohet në qershor, kur kombëtarja jonë do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Moldavisë. Së fundmi edhe janë ndërprerë punimet dhe kjo i shton shanset që të vonohet përfundimi në kohë.

Lajmi raportohet nga Fax News, që shkruan se shkak për këtë është bërë një aksident të shtunën. Vdekja e Naim Idrizit, i cili dyshohet të ketë rënë nga lartësia, ka bërë që të vijë edhe reagimi i institucioneve përkatëse.

Ndërprerja e punimeve konfirmohet nga inspektorja e zyrës së punës, Irena Gjoka. Kompania Alb Star, konform ligjeve, është e detyruar të ndaloj punimet në stadium. Pritet zbardhja e asaj që ka ndodhur në kantierin e “Arena Kombëtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *