Nishikori dorëzohet para kohe, Xhokoviç shëtit drejt gjysmëfinales

0

Novak Xhokoviç është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Australian Open, pasi fitoi sot ndaj japonezit Kei Nishikori, në një sfidë që nuk përfundoi.

Xhokoviç fitoi setin e parë 6-1 dhe dukej qartë që Nishikori kishte probleme, ndërsa pas setit të parë u ndal gjatë me mjekun.

Në setin e dytë ishte një sfidë pa vlerë, pasi japonezi nuk vraponte dot dhe me rezultatin 4-1 erdhi vendimi për t’u tërhequr, me publikun që fishkëllente. Kundërshtari i serbit në gjysmëfinale do të jetë surpriza franceze Lukas Puij, që mundi kanadezin Raoniç, 3 – 1 me sete.

“Më pëlqejnë sfidat me Nishikorin, më vjen keq që u dëmtua, uroj të mos jetë diçka serioze. Më vjen keq që nuk e përfunduam dot ndeshjen, por falënderoj gjithë tifozët e pranishëm. Tani duhet të bëhem gati për gjysmëfinalen.

“Një koment për Nadal-Tsitsipas? Po më ftoni të bëj komentin gjatë ndeshjes? Çfarë doni që të them? Stefanos është një ndër liderët e së ardhmes dhe ka luajtur disa ndeshje fantastike këtë turne, sidomos kundër Federer. Nuk habitem që është në gjysmëfinale. Nadal… Më vjen mirë për të, është në formë të shkëlqyer, po bën gjithçka në mënyrë perfekte”, tha Xhokoviç pas përfundimit të sfidës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.