Nis sezoni i ri për Kukësin, del në stërvitje edhe një sulmues i ri

Kukësi ka nisur sot punën për sezonin e ri, sepse në korrik do të marrë pjesë në kupat e Europës, ende e paqartë se ku.

Europa League është e sigurt, si ekip nënkampion i Shqipërisë, por mbetet pezull fati i Skënderbeut, që pret përgjigje nga CAS për dënimin e UEFA-s.

Nëse Skënderbeu përjashtohet, atëherë Kukësi do të luajë në Champions League.

Sot në stërvitje ka dalë edhe një sulmues i ri, Markelo Varfi. 19-vjeçari i lindur në Greqi nuk ka ndonjë CV impresionuese, por ndoshta do të jetë në provë këto ditë, në pritje të përforcimeve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *