Nis ofensiva për “fiksimin” e Xhampaolos, ka vetëm një detaj për t’u zgjidhur

0

Treshja Maldini-Boban-Masara po punojnë në disa fronte për përforcimin e Milanit me lojtarë të rinj dhe cilësorë. Lukas Torreira është objektivi i madh i mesfushës. Uruguaiani pëlqehet shumë nga trajneri Xhampaolo, i cili ka punuar me të te Sampdoria.

Arsenali është i hapur për ta shitur dhe kuqezinjtë kanë bërë ofertën e parë zyrtare. Maldini i ka kërkuar “topçinjve” në huazim 2-vjeçar të 23-vjeçarit me të drejtë blerje për një total që shkon në 38 milionë euro.

Mesfushorin e pret një rrogë prej 3.5 milionë eurosh në sezon. Problemi i vetëm mbetet fakti që Arsenali kërkon të drejtë riblerje pas dy vitesh. Kjo është çështja që duhet zgjidhur, por rëndësi ka dëshira e lojtarit. Torreira kërkon kalimin nën urdhrat e Xhampaolos dhe ky është avantazhi i madh i Milanit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.