Nis ndryshimi, Milani emëron presidentin e ri

0

Fondi Elliott hedh hapat e parë në botën e Milanit. Në këshillin e administrimit në orën 16.30 do të zyrtarizohet emërimi i 72-vjeçarit Paolo Skaroni si president i klubit kuqezi. Bëhet fjalë për ish-administratorin e deleguar te korporatave energjetike Eni e Enel në periudhën 2002-2014, i cili është zgjedhur nga Elliott për ta përfaqësuar brenda klubit.

Skaroni ka qenë president i Viçencës në periudhën 1997-1999, prej vitit 2015 është zëvendëspresident i Rothschild dhe prej 14 prillit 2017 është anëtar i këshillit administrativ të Milanit.

MERKATO – Drejtuesit e lartë të Milanit deri tani, Fasone e Mirabeli, janë konfirmuar për momentin në drejtim, ndërsa kanë si detyrë shitjen urgjente të lojtarëve të tepërt. Kështu, duhet mbyllur sa më shpejt shitja e Manuel Lokatelit te Sasuolo, ashtu si Gomez te Boka Zhuniors, ndërkohë që edhe Musakio duhet të largohet.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.