Nis kampionati hungarez, Avdijaj fiton derbin me Latifin!

Edhe në Hungari, kampionati ka nisur dje dhe për Liridon Latifin nuk ka qenë një pasdite e gëzuar… Skuadra e tij, Pushkash Akademi u mund (0-1) brenda fushës nga Debreçeni, ku gjithashtu debutoi edhe blerja e re, Albion Avdijaj, që është huazuar nga skuadra e Grasshoperit te hungarezët për një sezon.

Në fakt, huazimi është kryer vetëm dhjetë ditë më parë dhe Avdijaj menjëherë ka zbritur në fushë. Ai u aktivizua në minutën e 70-të të ndeshjes.

Ndërkohë, sa i përket Latifit, ish-mesfushori ofensiv i Skënderbeut ka qenë i rrezikshëm sidomos në pjesën e parë, ku provoi të shënonte por e dërgoi topin mbi traun e portës. Edhe në pjesën e dytë pati rast por bëri gjithçka gabim brenda zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *