Nis Formula 1, Hamilton sërish “pole”

0

Ljuis Hamilton, gjithmonë ai: Formula 1 është vënë në lëvizje dhe piloti britanik ka rrëmbyer “pole-position” e parë të sezonit të ri, i 62-ti në karrierë, duke qenë i treti në absolut në të gjitha kohërat.

Mercedes perfekt, britaniku e ka nisur aty ku e la sezonin e shkuar, duke vendosur edhe rekord për pistën e Australisë, me 1:22.128në seksionin e tretë.

Pas tij u rendit ferraristi Vettel, që më parë kish vendosur rekordin në provat e lira dhe luftoi si luan për t’u nisur nga rreshti i parë.

Valteri Bottas në debutimin e tij me Mercedes mori një vend të tretë të bukur, ndërsa Kimi Raikonen do të niset nga vendi i katërt.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image