Nis “epoka” Mançini, kthehet Balo, Bonuçi kapiten!

Pas zyrtarizimit, shtrëngimit të duarve, firmës dhe sidomos konferencës së parë pr shtyp si trajneri i ri i Italisë, Roberto Mançini ka nisur nga puna duke i dhënë “start” kursit të ri axurr: sot është bërë publike liste e 30 futbollistëve për miqësoren e 28 majit ndaj Arabisë Saudite në Sen Galen dhe më pas ndaj Franvcës (në Nicë, më 1 qershor) dhe Holandës (Torino, 4 qershor).Të grumbulluarit do të mblidhen në mbrëmjen e vonë të orës 23:00 në Koverçiano dhe ditën tjetër do të nisin përgatitjen.

Pesë të rinj – Janë pesë fytyra të reja: mbrojtësi i Çelsit, Emerson Palmieri; mesfushori i Torinos, Daniele Bazeli (që ka marrë pjesë dikur në një stage te Prandelit), mesfushori i Krotones, Rolando Mandragora (i thërritur në 2017 vetëm për emergjencë në grumbullim), por edhe Domeniko Berardi i Sasuolos, që ishte ftuar nga Konte për kualifikueset e Europianit 2016 ndaj Azerbajxhanit dhe Norvegjisë, por që u detyrua të linte grumbullimin për shkak dëmtimi. Por, edhe mbrojtësi i Atalantës, Matia Kaldara, që dikur ka qenë pjesë e një stage.

Kthehet Balo – Në grupin e 30 axurrëve edhe sulmuesi i Nicës, Mario Baloteli, që kthehet pas thirrjes së fundit nga Konte, në nëntor të vitit 2014, me rastin e kualifikueseve kundër Kroacisë, ku nuk mori pjesë, për shkak dëmtimi.
Kapiteni – Sakaq, në mungesë te Daniele de Rosit, që nuk është thërritur dhe ka mbyllur aventurën e tij axurre, si Bufon dhe Barzalji, kapiteni i ri është Leonardo Bonuçi, me 77 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *