Nis eksodi tek Iliria, Xhebrahimi: Erdhi momenti i largimit!

0

Merkato sapo ka nisur dhe tek Iliria e Fushë-krujës mund të ketë një eksod. Futbollistët të cilëve u kanë mbaruar kontratat janë të lirë dhe të gatshëm të largohen. Njëri prej atyre është edhe sulmuesi Albi Xhebrahimi, i cili për SportEkspres.com deklaron se e ka përfunduar kontratën me Ilirinë dhe është i lirë të gjejë një skuadër tjetër.

“Kontrata ime me Ilirinë ka përfunduar dhe unë mendoj se është momenti që të bëj një zgjedhje tjetër, pse jo në ekipe që të kenë pretendime në Kategorinë e Parë, apo edhe në Kategorinë Superiore. Nuk ka zgjidhje tjetër”, thotë sulmuesi, i cili tregon se ka pasur oferta.

“Kam marrë oferta nga Kategoria e Parë që pa u mbyllur sezoni, por mendova se duhej mbyllur kampionati ku ne diskutuam mbijetesën. Tani që jemi në periudhë merkatoje është për t’u menduar dhe për të vendosur. Besoj se duhet shfrytëzuar me seriozitet ky moment dhe unë besoj se shumë shpejt do të jem në një skuadër tjetër në Kategorinë e Parë”, përfundon Xhebrahimi, i cili me fanellën e Ilirisë këtë sezon realizoi 4 gola.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.