Nis derbi i kryeqytetit, Tirana akuzon Partizanin: E refuzoi ndarjen tonë, Policia nuk e merr përsipër

Tirana-Partizani do të jetë derbi dhe kryendeshja e javës së ardhshme për javën e 15 të Superiores. Bardheblutë kanë kërkuar një tjetër ndarje të tribunave, për t’ia lënë “Fatmir Frashëri” për tifozët e tyre, tribunë që përkon me krahun nga qyteti. Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe Policia e Tiranës që nuk merr përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes, por përgjigja e Partizanit ka qenë negative. /Sport Ekspres/