Nikolli dhe stafeta e femrave, lavdia e Shqipërisë në Ballkan

0

Shi, ftohtë dhe erë në Novi Pazar për kuqezinjtë, që përsëri lënë për të dëshiruar në atletikë

Nga Novi Pazar i dërguari i Sport Ekspres, Gjergj Vyshka

David Nikolli në 1500 me tra dhe katërshja e stafetës për femra janë gjërat më të mira të atletikes shqiptare në kampionatin e 76-të për të rritur, që po zhvillohet në Novi Pazar të Serbisë. Bëhet fjalë për kampionatin ballkanik të të rriturve, atje ku veç nesh, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë, kanë ardhur dhe shtete që nuk janë të kontinentit tonë, sepse që të bëheshin 17 ekipe kanë ardhur dhe Izraeli, Qiproja, Armenia, Gjeorgjia, Kroacia dhe Sllovenia. E në këtë kontekst, kur ky kampionat ballkanik ka qenë si gjysmë Europian, e kemi pasur të pamundur për rezultate të larta. E tillë është aktualisht gjendja e atletikës në vend, me vetëm një pistë tartani në Elbasan…

Ceremonia e hapjes

Novi Pazari e ka kthyer në festë Ballkanikun. Atmosfera ndihet në qytet, por dhe në stadium, atje ku duke qenë i vetmi qytet me myslimanë në Serbi, është bërë tifozllëk për Turqinë. Presidenti i Federatës së Atletikës së Serbisë dhe ai i Ballkanit kanë përshëndetur në ceremoninë e hapjes. Po të njëjtën gjë ka bërë dhe ministri i turizmit, sepse Ballkaniada ishte dhe promovim vlerash të turizmit serb e kulturës,j vetëm për Novi Pazar, por dhe zonat përreth. E veçanta dhe që duhet marrë shembull ishte se pista e re e tartanit, apo dhe stadiumi i atletikës, ishin ngritur me fondet e Bashkisë së Novi Pazarit, pa ndihmën e shtetit.

Azgan Zeka karikon ekipin

Në mbledhjen teknike që përgjegjësi i ekipit Juxhin Çili ka bërë ne ambientet e hotelit “Mujen Lux” në Kopaonik, Azgan Zeka ka karikuar ekipin. Gjithçka ka ndodhur pas shpërndarjes së numrave dhe porosive te fundit. “Jepni maksimumin tuaj. Jeni lodhur gjithë vitin, tani është koha për të shpërblyer mundin”.

Garat

Shi, ftohtë dhe erë kanë qenë të papriturat për kuqezinjtë, që vinin nga një vapë e madhe. Për rrjedhojë, edhe rezultatet kanë lënë për të dëshiruar. Kemi pasur një shans në stafetë për femra për medalje bronzi, por kemi qenë dy sekonda pas Maqedonisë. Nikolli i pesti, i pakënaqur, ndërsa të tjerët bënë aq sa ishin mundësitë e tyre. Pritet tjetër gjë  sot, në ditën e dytë të Ballkaniadës, por parashikimet janë te zymta.

Rezultatet teknike të ditës së parë të Ballkaniadës së të rriturve

Meshkuj

400 m/p Florian Lata   57″90 vendi i tetë

400 m/p Rexhino Bardhi   1’01″36 vendi i dhjetë

400 m Daniel Limani   53″18   vendi i dhjetë

400 m  Franko Burraj   Nuk e nisi garën

Kërcim së gjati Ergys Gjecaj 7.32 me tra ende i tetë

100 m  Bajram Muco   11″44 vendi i 19-të

Hedhje gjyle  Azgan Zeka 13.83 m. vendi i nëntë

1500 me tra  Malvin Nikolla 4’22″83 vendi i tetë

1500 me tra David Nikolli 3’54″53 vendi i pestë

5000 me tra  Enea Gjjini   16’27:25   vendi i tetë

4×100 me tra  Shqiperia 44″62   vendi i gjashtë

Femra

Kërcim trehapësh Elmedina Oruci  9.64 metra

400 m  Iljana Beqiri   1’00″52 vendi i 17-të

400 m  Ejona Cufe   1’04″75 vendi i njëzetë

100 m  Paola Shule 13″22 vendi i 15-të

100 m  Iveta Ushini   12″83 vendi i 13-të

Hedhje shtese Greta Batusha 33.43 m. vendi i nëntë

4×100 me tra  Shqipëria   52″46

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image