Nikola Kaliniç, zyrtarisht madrilen

Nikola Kaliniç është zyrtarisht një futbollist i Atletikos së Madridit. Kroati ka lënë Milanin, për t’u transferuar në Spanjë dhe konfirmimi vjen dhe nga klubi madrilen. Këta të fundit kanë zyrtarizuar blerjen e sulmuesit në një postim në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”. Shifra nuk është zbuluar, por Milani pritet të arkëtojë 15 milionë euro, 10 më pak nga sa i dha Fiorentinës vjet.

“Nikola Kaliniç i bashkohet klubit tonë në një transferim të përhershëm nga AC Milan. Mirësevjen Nikola”, shkruan shkurtimisht klubi spanjoll.

Edhe Milani e ka falënderuar lojtarin: “Klubi falënderon lojtarin për profesionalizmin dhe angazhimin me AC Milan dhe i dërgon urimet më të mira në aventurën e re sportive dhe karrierën e tij.”

Eksperienca e parë në futbollin spanjoll për 30-vjeçarin kroat, i cili vjen nga një sezon aspak i mirë me kuqezinjtë. Kaliniç ishte pjesë e kombëtares kroate në botërorin rus, por aventura e tij zgjati pak, pas mosmarrëveshjeve me teknikun Daliç. Tashmë ai është gati për të nisur aventuren e re me teknikun Diego Simeone dhe Atletikon e Madridit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *