Nikaj: Vllaznia më e rrezikuara, Lirinë e zgjodha për një arsye!

Samuel Nikaj mbetet në Kosovë dhe sërish në ligën e parë. Pas Flamurtarit të Prishtinës dhe Vushtrrisë, trajneri shkodran kërkon të rikthejë në elitë Lirinë e Prizrenit. Para dy ekipeve dardane, ai pat ngjitur edhe Kastriotin në Superiore.

Nikaj, në një prononcim për RTSH Sport, është shprehur se i pëlqen më shumë të drejtojë ekip që nuk janë në elitë, por që kanë objektiva të rëndësishme. “Më erdhën 2-3 oferta, por zgjodha Lirinë e Prizrenit pasi është një nga klubet më të mira në Kosovë.

Në Shqipëri pak ndryshojnë gjërat. Kam preferuar ekipet e kategorisë së dytë, për vetë objektivat madhore që kanë për t’u ngjitur. Mund të vazhdoja në Superligë me Vushtrrinë, por objektivat nuk më bindën. Shqipëri-Kosovë i shoh si një, kemi shkëmbyer lojtarë e trajnerë prej kohësh”, është shprehur Nikaj mes të tjerave.

Në fund ai ka folur edhe për Vllazninë, që e sheh si ekipin më të rrezikuar për të lënë Superioren sezonin e ardhshëm. “Vllaznia e shoh edhe si tifoz. Është në gjendje të keqe, më keq se atë vit që ramë. Është shumë vonë në organizim. Nuk gjen ekip më kandidat se Vllaznia për të rënë. Nuk dihet kush është nën kontratë, sa lojtarë janë, kush është drejtor etj etj”, ka përfunduar Nikaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *