Nikaj: Tirana e meritoi fitoren, nuk ka nevojë për shumë ndërhyrje në skuadër

Trajneri i Kastriotit, Samuel Nikaj, për “RTSH Sport” theksoi faktin se kundërshtari e meritoi fitoren, po ashtu numri 1 i stolit të krutan komenton dhe të ardhmen e tij, por dhe të skuadrës: “Bëmë një pjesë të parë të mirë ndërsa në pjesën e dytë ramë disi. Edhe mungesat që kishim ndikuan. Tirana e meritoi fitoren. Ne mund ta godisnin vetëm me kundërsulme, por nuk i shfrytëzuam rastet që patëm. Më pas u ndëshkuam dhe kështu është futbolli”.

“Do të flas me drejtuesit. Nëse planet e drejtuesve do të jenë në të njëjtën linjë me të miat atëherë do të vazhdojmë, në të kundërt rrugët tona do i ndajmë këtu. I falënderoj drejtuesit për këtë sezon që kemi kaluar”.

“Nuk ka nevojë për shumë ndërhyrje në skuadër. Duhet të afrojmë 2-3 lojtarë për të pasur një skuadër simpatik. Kemi cilësi në skuadër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *