Nikaj mbetet në Kosovë, klubi i ri zyrtarizon marrëveshjen

Samuel Nikajt nuk i është dashur të presë shumë për të gjetur një ekip të ri pas tërheqjes nga detyra si trajner i Vushtrrisë. Tekniku shkodran do të vazhdojë të punojë në Kosovë. Skuadra e re e 41-vjeçarit do të jetë Liria e Prizrenit.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas me anë të një postimi në rrjetet sociale. Nikaj ka fituar statusin e një eksperti përsa i përket ngjitjes së ekipeve nga Liga e Parë në IPKO Superliga. Në dy sezonet ku ai ka punuar në Ligën e Parë, skuadra e tij (Flamurtari Prishtinë 2017, Vushtrria 2019) ka siguruar promocionin në elitën e futbollit të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *