Nikaj konfirmohet në stolin e Mamurrasit

0

Presidenti Ndreca ka pasur dje një takim me teknikun dhe

e ka bindur atë të vazhdojë punën në krye të ekipit

 

Adelajda Hima

 

Samuel Nikaj do të vazhdojë të jetë trajneri i skuadrës së Mamurrasit sezonin e ardhshëm futbollistik. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë presidenti i skuadrës mamurrzake Ded Ndreca, i cili ka pasur gjatë ditës së djeshme një takim me teknikun duke e bindur atë të marrë sërish drejtimin e ekipit.

Nikaj ka qenë në krye të skuadrës edhe sezonin e kaluar, ku drejtoi Mamurrasin per shtatë javë, ku edhe pse nuk arriti ta ngjiste në Superiore la përshtypje shumë të mira të drejtuesit dhe tifozët. Vetë trajneri mësohet të ketë pranuar ofertën që i është bërë nga presidenti Ndreca dhe do të nisë menjëherë nga puna për sezonin e ardhshëm futbollistik me qëllim që skuadra e cila do të ndërtohet të jetë në garë për të siguruar një vend në Superiore.

Ofertat – Gjatë kësaj periudhe pushimi, Nikaj ka pasur një sërë ofertash nga disa ekipe të Kategorisë së arë ku më konkretja ishte ajo e Tërbunit, ekip që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superiores. Madje në momentin që është telefonuar nga presidenti Ndreca, Nikaj ishte përgatitur të udhëtonte në drejtim të Pukës. Në prononcimin e tij, trajneri i rikonfirmuar në krye të stolit është shprehur:

“Në skuadër do të ketë lëvizje të reja, duke u afruar disa lojtarë shumë të njohur. Në ditët në vijim do të shihni edhe emrat që do të jenë pjesë e ekipit, pasi kontaktet kanë nisur”. Mësohet e tekniku ka hartuar një listë me ljotarët që dëshiron t’i ketë në skuadër dhe tashmë ka nisur puna për zyrtarizimin e tyre. Një pjesë e këtyre futbollistëve kanë pranuar të veshin fanellën e Mamurrasit sezonin e ardhshëm, ndërsa mbetet vetëm për tu mësuar emrat e tyre.

 

7

Javë të sezonit të kaluar ka qëndruar Nikaj në krye të Mamurrasit, duke lënë përshtypje të mira si te drejtuesit ashtu edhe te tifozët.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image