Nikaj: Kastrioti në rrugë të mbarë, merkato sapo ka nisur

“Spahinë dhe Dycën i llogaris si pjesë të ekipit. Pres një sulmues nga Kosova”

Bujar Balliu

Kastrioti duket në rrugë të mbarë sa i përket përgatitjeve por edhe merkatos. Krutanët aktualisht janë duke punuar me strategji. Një rëndësi të veçantë po merr stërvitja, ndërsa në merkato po synohet që të afrohen vetëm lojtarë me kualitet dhe me eksperiencë. Në një prononcim për gazetën, tekniku i krutanëve flet në lidhje me ecurinë e përgatitjeve, synimet që ka në merkato, si edhe për miqësoren me Laçin.

Ja çfarë thotë në një prononcim për gazetën trajneri Samuel Nikaj: “Po zhvillojmë një fazë përgatitore me ritme të larta dhe ndërkohë po testojmë një serë lojtarësh në mënyrë që të bëjmë zgjedhjet e duhura. Presim dhe ditën e hënë një sulmues nga Kosova që do të provohet deri ditën e mërkurë, dite kur do zhvillohet një miqësore dhe do vendoset për fatin e lojtarëve në provë. Përsa i përket largimeve si: Spahia dhe Dyca, unë i pres në ekip sepse janë lojtarë tek të cilët besoj si unë, ashtu edhe drejtuesit më të lartë, prandaj është çështje e mbyllur. Me objektivat që ka Kastrioti duhet një fond më i gjerë me lojtarë cilësor sepse një konkurrencë e shëndetshme është ajo që na duhet gjatë pjesës së mbetur të sezonit. Unë nuk ndihem në presion nga numri i madh i lojtarëve që pretendojnë formacionin, përkundrazi ndihem komod. Kemi një miqësore me Laçin, e cila është e rëndësishme në evidentimin e lojtarëve, por dhe gjetjen e ritmit mbas pauzës. Rezultati për mua në miqësore është në plan të tretë”, – u shpreh trajneri Samuel Nikaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *