Nikaj: Fitore e bukur, Dinamo rival i vështirë

0

Trajneri i Kastriotit, Samuel Nikaj, ka mbetur shumë i kënaqur nga fitorja 1-0 kundër Dinamos pasditen e sotme, duke e pranuar se ishte një sukses i arritur me vështirësi.

“Ndeshja ndaj Dinamos ishte një ndër më të vështirat. Kundërshtari ishte i organizuar shumë mirë, teksa e drejtojnë dy trajnerë që kanë qenë edhe futbollistë shumë të mirë. Gjithashtu edhe në fazën e parë kemi pasur vështirësi me këtë ekip, pasi Dinamo të jep pak hapësira të shprehesh në fushën e lojës. Ndeshjen e zgjidhi një veprim individual i Markut, megjithëse kemi luftuar shumë në të gjitha duelet në fushën e lojës.

Vatnikaj – “Vatnikaj ka pasur probleme në fazën e parë me Bylisin dhe nuk ka kondicionin fizik të duhur. Megjithatë, është një vlerë e shtuar për ekipin tonë dhe do të bëjë shumë mirë në vazhdim”.

Takimi i radhës – “Ndeshja ndaj Besëlidhjes do të jetë shumë e vështirë, pasi ky ekip ka shumë traditë në Kategorinë e Parë. Megjithatë për momentin do t’i gëzohemi kësaj fitoreje, më pas do të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, është shprehur Nikaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.