Nijas Lena, një gjest fisnik që tregon shumë

Kapiteni i Teutës, Nijas Lena, është në Strugë me pushime për festat e fundvitit. Aty mesfushori i njohur nuk është mjaftuar me rutinën e takimeve me miq e të afërm, sepse ka menduar të bëjë edhe diçka të veçantë e që meriton duartrokitje.

Lena ka shkuar për vizitë në qendrën e zhvillimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Strugë, duke kontribuuar sadopak për t’u dhuruar disa momente të bukura ata fëmijë që kanë më shumë nevojë për dashuri e ngrohtësi sidomos në momente të tilla, kur të gjithë festojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *