Nijas Lena kthehet në shtëpi, firma për ditëlindje

Nijas Lena kthehet në Maqedoni, ku nuk luante prej 8 vitesh dhe sot ka firmosur për FC Strugën, ekipin e vendlindjes.

Mesfushori i njohur është prezantuar pikërisht në ditën e lindjes, sepse sot mbush 32 vjeç.

Në Shqipëri ka qenë kulmi i karrierës së shtatshkurtrit, i cili në fillim të vitit 2010 shkoi te Flamurtari dhe u bë menjëherë një ndër lojtarët më të dashur në Vlorë.

Në janar 2016 Lena shkoi tek Teuta, ndërsa sezonin pasues doli kampion me Kukësin.

Sërish te Teuta për pak muaj, ndërsa këtë pranverë luajti tek Telavi në Gjeorgji, pasi nuk lejohej të luante në kampionate perëndimore, duke qenë se kishte luajtur për Kukësin e Teutën në një sezon.

Tani vjen kthimi në shtëpi, me Strugën që shpreson të ngjitet në divizionin e parë maqedonas dhe eksperienca e Lenës mund të jetë vendimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *