Nigeri-Argjentinë, Agueros i bien të fikët në pushim!

Sulmuesi kryesor i Mançester Sitit, Kun Aguero ka përfunduar në spital në pushimin e ndeshjes mes Argjentinës dhe Nigerisë. 29-vjeçari u sëmur pas përfundimit të 45 minutave të para të takimit dhe u dërgua menjëherë në spital. Nuk dihen ende simptomat që bënë sulmuesin të largohej nga fusha e lojës, por tekniku Sampaoli dukej i shqetësuar për gjendjen e lojtarit.

Aguero kishte shënuar në pjesën e parë, duke dyfishuar avantazhin e Argjentinës, e cila e mbylli pjesën e parë 2-0, por në fund u mund nga Nigeria që bëri një përmbysje fantastike dhe shënoi plot 4 gola. Të shqetësuar duken ne kampin blu të Mançesterit, pasi Aguero po zhvillon një sezon fantastik në ishull, duke realizuar 8 gola në po aq ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *