Nica: Pikë e artë, u futëm në lojë

0

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, tashmë është gjithnjë e më optimist në garën për mbijetesë. Katër pikë në dy ndeshjet e fundit, fitore në shtesë ndaj Luftëtarit dhe pikë e papritur ndaj Partizanit, kanë transformuar sezonin e Laçit. Në “Gol pas Goli”, trajneri i Laçit pranon se është pikë kthese, që ndryshon sezonin e bardhezinjve…

Pikë e artë, por i ndërlikuar edhe punët Partizanin.

Ne ishim më në hall, si i thonë popullorçe. Lojtarët u impenjuan në maksimum, Partizani nuk m’u duk shumë agresiv, nuk e di arsyen, ndoshta nuk kanë shpresë. Gjithçka ishte në favorin tonë.

E prisnit këtë barazim?

Të gjitha ndeshjet janë të vështira, çdo takimi duhet t’i bësh hyzmetin dhe sidomos jashtë çdo pikë vlen. Ky barazim na fut në lojë.

Është pika e kthesës kjo pikë?

Po, në renditje dhe psikologjikisht është e rëndësishme.

Fejzullahi kërcënim konstant, pse vuajtën në pjesën e parë dhe i latë për në pjesën e dytë spostimet?

Prisja nga momenti në moment që të kalonin minutat, që të merrja masa me ndryshimet taktike.

Partizani nuk ishte shumë agresiv?

Ishte shansi ynë. Janë javët e fundit dhe ekipet janë nën presion të madh, çdo moment i keq i kundërshtarit duhet shfrytëzuar në maksimum.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.