Nica: Nuk vazhdohet kështu, disa në hotel e unë me të rinjtë

Stavri Nica i thotë gjithnjë gjërat hapur dhe ashtu si deklaroi pas fitores ndaj Partizanit se ishte veç një fitore, që nuk tregon asgjë për sezonin, ashtu edhe tani lëshon një deklaratë të fortë drejtuar klubit, pas humbjes në Kukës.

“Çdo trajner e di mirë se pa cilësi, lojtarë që njohin fazat e lojës së mirë, nuk mund të punosh në Superiore për të rritur cilësinë. Laçi ka kohë që ka humbur mënyrën e lojës së vet, nuk janë afruar lojtarët e duhur, janë larguar ata që nuk duhej të largoheshin. Kjo prish ekuilibrin në menaxhimin e skuadrës, pa justifikuar veten. Unë do të shoh pozicionin për sa kohë që ata që vijnë flenë nëpër hotele e unë stërvit të rinjtë e Laçit. Lojtarët që pretendonin se erdhën për të rritur më mirë cilësinë, kanë ardhur pa stërvitje. Ata rrinë në hotel, flenë, mua më duhet të merrem me djemtë e rinj.

“Nuk pres rendiment nga kjo skuadër pa ardhur lojtarë që të jenë në nivelin të Superiores. Asnjëherë nuk kam menduar që Laçi të ketë pretendime për Europë, se të kesh të tilla duhet të marrësh lojtarë cilësorë. Aktivizova Jonuzin se nuk kemi lojtarë, duhet të kesh lojtarë që të bësh skuadër. Duhen lojtarë dhe kohë, ne këto të dyja nuk i kemi, nuk kemi as lojtarë e as kohë. Unë flas me këmbë në tokë. Nuk do them gjoja luajtëm mirë, do vazhdojmë, nuk flitet apriori, flitet konkretisht. Kështu e mendoj dhe kështu flas, flas si specialist, jo për të mbyllur programin me intervista boshe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *