Nica: Në futboll ndëshkohesh kur nuk e pret, duhet të jemi me këmbë në tokë!

0

Trajneri Stavri Nica foli pas ndeshjes në “Supersport” në “Gol pas Goli”. Numri një i stolit krutan tregoi ato pika ku gaboi ekipi i tij, çka solli dhe humbjen.

HUMBJA – “Ndeshjen kishim përgatitur, por ndodh në futboll që ndëshkohesh edhe kur nuk e pret. Ne duhet të vazhdojmë dhe skuadra duhet të bindet që të ketë autoritet në zotërimin e topit. Të jetë me këmbë në tokë. Kishim shumë mundësi, edhe mund ta fitonim ndeshjen, por pasiguria në mbrojte dhe nga portieri na ndëshkoi.”

EKIPI – “Me kontingjentin që është, me djem të rinj, dua që të jenë më agresiv, të rriten në lojën e tyre e të krijojnë emër. Duhet të punojnë dhe nëse punon vjen dhe rezultati.”

TAKTIKA – “Kisha dëshirë të veproja nga ana e djathtë, por ndryshimi me Bardhin nuk më ndryshoi rezultatin, edhe pse ka qenë titullar gjatë gjithë ndeshjes. Nuk ishte agresiv në mbrojtje. Kur nuk ke mundësi për ndërrime, nuk ke shumë zgjidhje.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.