Nica: Ia krijuam ne mundësitë Partizanit!

Kastrioti pësoi sërish një humbje ditën e sotme ndaj Partizanit në shifrat 1-2, por loja që shfaqën krutanët ishte për t’u vlerësuar dhe jep shpresë për të ardhmen. Pas sfidën tekniku i Kastriotit, Stavri Nica foli për emisionin “Gol pas goli” në Supersport, ku u shpreh se Partizani përfitoi nga mundësitë që i dhuroi ekipi i tij. Gjithashtu Nica zbuloi dhe se kishte një shpërblim në rast se do të ndalnin Partizanit.

“Në qoftë se i bën një analizë të shkurtër ndeshjes, do të thosha që përveç meritave të Partizanit, ishim ne që i dhuruam mundësi atyre”.

“Është detyra jonë që të mundohemi së bashku që në çdo drejtim qoftë  fizik, qoftë moral që të punojmë sa më shumë. Presim gjithashtu përforcime në skuadër”.

“Kishte shpërblim të majmë në qoftë se ndalnim partizanin, por ndonjëherë kjo gjë ndikon negativisht. Agonia që u krijua nga gabimet tona ndikoi te ne”, përfundoi fjalët e tij Nica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *